Werder Bremen është një hap larg rikthimit në Bundesliga. Ish-skuadres se Milot Rashices do t’i duhet vetëm një pike në ditën e fundit të kampionatit të kategorisë së dytë (në shtëpi kundër Regensburg tashmë të shpëtuar) për të arritur objektivin.
Pasdite erdhi fitorja 3-0 në fushën e Aue (golat e Friedl, Fullkrug dhe Schmidt), që e mban Hamburgun tre pikë prapa në renditje! Nje ironi fati duke ditur se Rashica la Werder sepse ra nga kategoria dhe iku te Norwich qe sivjet ra gjithashtu nga kategoria ne Premier League…
Schalke 04 tashmë është promovuar. Vetem një vit, vetëm një vit purgator. Schalke 04 nuk mori shumë kohë për t’u rikthyer në futbollin që ka rëndësi. Kjo është Bundesliga, një ligë që e kishte humbur në një mënyrë mjaft poshtëruese 12 muaj më parë dhe që, sonte, mund të ribashkohet me një jave përpara fundit.
Rezultati 3-2 në shtëpi ndaj St. Pauli, i pesti në renditjen e Zweite Bundesliga dhe teknikisht ende në garë për promovim e drejtpërdrejtë, ua pastron shpirtin Minatorëve. Një fitore e dhimbshme, pothuajse dramatike.
Sepse në fund të pjesës së parë në tabelen e rezultatit shkruhej se miqte po fitonin 0-2, falë një dygoleshi të 19-vjeçarit Matanovic. Më pas, nga 47 ‘në 78’, permbysja para 60 mijë shikuesve në delir.
Dy golat e te zakonshmit Terodde, superbomberi, tashmë 29 gola 90 minuta nga fundi pas 24 të grumbulluarve vitin e kaluar me Hamburgun dhe tashmë më parë promovuar me Stuttgart dhe Koln.
Goli qe i dha matematikisht ngjtiejn dhe ai i 3-2 u shenua nga Zalazar. Pikët e avantazhit ndaj ekipeve të treta, edhe nëse Werder Bremen fiton ndeshjen të dielën, janë 5. Matematikisht shumë për të menduar një Schalke mes dy të parave, ose nga promovimi direkt.
.