February 28, 2021
Portali Shprehja

I riu zgjohet nga koma, nuk ia ka idenë se bota ndodhet në pandemi

Joseph Flavill, 19 vjeç, u godit nga një veturë teksa po ecte në Burton, Angli, në mars të vitit të kaluar, tri javë para se Britania të fillonte mbylljen.

Ai ka kaluar 10 muaj në koma pas lëndimit të rëndë që mori në tru, por ngadalë është duke u përmirësuar dhe ka filluar të përgjigjet, transmeton Lajmi.net.

Halla e tij, Sally, tha për Guradian: “Ai nuk di asgjë për pandeminë pasi është në gjumë që 10 muaj. Është duke u përmirësuar, por nuk e dimë se çfarë di ai. Madje, nuk dimë as nga t’ia fillojmë. Nëse një vit më parë dikush do të më thoshte se do të ndodhte kjo pandemi, nuk do ta besoja. Nuk ia kam idenë se si do të reagojë Joseph kur t’i tregojmë nëpër çfarë jemi duke kaluar”.

Ajo tha se familja kanë provuar t’ia shpjegojnë përmes video-thirrjeve me telefon se nuk kanë mundur të jenë me të aty për shkak të pandemisë, por që ai nuk e di saktë se për çfarë bëhet fjalë.

Djaloshi është infektuar dy herë me COVID-19 gjatë qëndrimit në spital, por është shëruar dy herë nga virusi. Nëna e tij e kishte vizituar për ditëlindjen e 19’të në dhjetor, por më nuk ka mundur ta vizitojë për shkak të distancës sociale që duhet ta mbajë. /Lajmi.net

Të Ngjajshme

Harroi ku e parkoi, pronari e kërkoi tri javë rresht veturën e tij

admin

Gjendet zogu që mendohej i zhdukur që 170 vjet

admin

Bashkë përgjithmonë: Shtatë shoqe ndërtuan shtëpi për të kaluar pleqërinë

admin

Leave a Comment