January 31, 2023
Portali Shprehja

I rritur me Asllanin dhe tifoz i Milanit, djaloshi i talentuar që fundosi Interin në San Siro! Presidenti i Empolit: “Dua 30 mln euro…”

Fabrizio Corsi, presidenti i Empolit, foli për mikrofonat e Sky Sport në fund të ndeshjes te fituar ndaj Interit: “Të jesh në San Siro është tashmë një nder i madh. Ne jemi një realitet i vogël provincial, një qytet me 50 mijë banorë që të gjithë mund te hyne në këtë stadium…

Dua t’i jap meritë trajnerit, drejtuesve dhe të gjithë djemve për këtë rezultat. Sot erdha këtu në Milano me gjithë familjen: shpresoja për një barazim, por erdhi një fitore historike. Rrota është duke u kthyer, këtu vite më parë ne humbëm qendrimin ne Serie A dhe kur Interi goditi shtyllen mu kujtua qe e goditen ne atehere…”.

“Futbolli ndryshon tërësisht në 3-4 ndeshje. Fiorentina duhet të bëjë një kampionat që të shkojë të luajë kupat, ndërsa ne duhet të synojmë të mos bie në kategori: nuk mund të bësh krahasime. Nesër dhe pasnesër do të shohim sa entuziastë është grupi.

Do të doja të theksoja se goli erdhi nga një djalë nga sektori ynë i të rinjve: dy vjet më parë, Empoli fitoi Scudetton Primavera me dy lojtarë që luanin për ne sot dhe një për Interin. Baldanzi do t’i bashkohet një ekipi të rëndësishëm. Por pasi të kete arritur rritjen. Do te shkoje në një klub të madh. Vlera? Në qershor, tani është e kotë.

Ne duhet të përpiqemi ta mbajmë perqendrimin dhe të mos dëgjojmë as komplimente: duhet të përballemi me realitetin, të përmirësojmë veten”. Me pas, nje shaka: “Udinese do te kerkonte 30 mln per Baldanzi”. Sakaq, i riu i Empolit Baldanzi qe me Asllanin ka qene shok ekipi dhe te Primavera Empoli ku fituan titullin, u shpreh pas ndeshjes: “Ishte pak si derbi, sepse i vogel kam qene tifoz me Milanin…”.

.

Të Ngjajshme

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

admin

Leave a Comment