November 27, 2020
Portali Shprehja

“I shoh drejt në sy dhe ndjej keqardhje”, Adrola Dushi sapo hodhi një kunj

Modelja Adrola Dushi është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën në modeling.

Megjithëse jeton jashtë një pjesë të madhe të kohës, asaj s’i ndahet shpirti nga Shqipëria dhe kthehet shpesh për të takuar miqtë apo të afërmit e saj, apo edhe për projekte ose intervista.

Së fundmi ajo ndodhet jashtë vendit por asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj dhe vendin ku është rritur ajo.

Në një foto që ajo ka postuar në llogarinë e saj në instagram ka emocionuar të gjithë.

Ajo duket bashkë me flamurin kuq e zi në mes te rrugëve të New York-ut.

Modelja ka pozuar me krahë hapur duke mbajtur flamurin kuq e zi dhe kjo foto ka bërë që edhe komentet të vërshonin pozitivisht, duke e lavdëruar kështu këngëtaren për këtë foto të saj.

Ndërkohë së fundmi, Adrola ka tërhequr sërish vëmendjen e njerëzve me një status që ka postuar në Instastory, ku flitet për personat që gënjejnë.

Në fund ajo ka shkruar “e huazuar”, megjithatë këto fjalë dikujt i drejtohen, por ende nuk dihet se kujt.

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë. Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz. Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”. Ka përfunduar Adrola.


Të Ngjajshme

Vajza e Lolës me stil si nëna

admin

Leonora zgjedh fjalët më të mira për vëllaun

admin

Do të mahniteni nga bukuria e Violetë Kukajt

admin

Leave a Comment