19 C
Skopje
October 19, 2018
Offside

I tha “Jo” Realit, Allegri: “Ja dy motivet pse refuzova ofertën e klubit më të madh në botë”

Në të kaluarën bëri bujë kontrata mes Real Madrid dhe trajnerit të Juventus Max Allegri që duhej të kishte zëvendësuar Zidane, në krye të pankinës madrilene. Më pas nuk u bë asgjë, por për trajnerin italian ishte një vendim i vështirë. Tekniku i Juventus ka dhënë një intervistë për “Stile Mese”, ku ka sqaruar atë moment delikat duke dhënë edhe motivet e refuzimit.

“Refuzova Real Madrid sepse kisha marrë një angazhim me presidentin Agnelli. Pra, respekt maksimal për Juventus dhe për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dy argumente këto që më diktuan qartësisht të refuzoja ofertën e Real Madrid, klubit më të madh në botë, ëndërr e të gjithë trajnerëve. Do të isha hipokrit nëse nuk do të pranoja nderimin për konsideratën e Real, por jam absolutisht i bindur për zgjedhjen e bërë. Unë një emblemë si Buffon ose Del Piero? Nuk dua absolutisht të krahasohem me ata, sepse janë futbollistë që kanë shkruar historinë e Juventus, ndërsa unë ndodhem këtu prej vetëm katër vitesh”, deklaroi Allegri.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Kovac konfirmohet: Na duhet vetëm pak fat!

shprehja

“Golashënuesi i padukshëm”, sulmuesi u mbyll gojën të gjithëve

shprehja

Hamilton: Mendoj për fitoren në garën e Austin jo për titullin

shprehja