November 29, 2021
Portali Shprehja

I turpëroi Gjeorgjia, flet Ibra: Më mungon ritmi i ndeshjes, duhet të luaj më shumë

Pas disfatës së keqe ndaj Gjeorgjisë me Suedinë e tij, Zlatan Ibrahimovic ka bërë disa deklarata. Këto janë fjalët e sulmuesit të Milanit: “Më mungonte qartësia në fushë, më mungonte ritmi i ndeshjes, më duhet të luaj më shumë. Sa më shumë të luaj, aq më mirë jam. Tani kam dy ndeshje në këmbë dhe të dielën do të jetë e treta. Do të shikojmë se çfarë dëshiron trajneri Andersson, cilat janë planet e tij.

Nëse ai më do në fushë, do të jem atje. Mentaliteti im është të jem gati. Spanja është një kombëtare e mirë, e kemi parë gjithashtu në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Francës. Nuk është sekret se si luajnë ata. Suedia duhet të bëjë atë që bëri në ndeshjen e parë dhe të besojë. Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm”.

Tact Watches

.

Të Ngjajshme

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

VIDEO | Ronaldo në stol, Keane dhe Carragher zihen 5 minuta në TV: “Nuk është ai që ishte dikur…”

admin

Leave a Comment