July 3, 2022
Portali Shprehja

I vdiq nëna gjatë operimit në një spital privat në Prizren – djali thërret policinë për ta hetuar rastin

Një grua ka vdekur të enjten mbrëma në një spital privat në Prizren.

Siç njofton policia, rastin e ka raportuar djali i saj, i cili ka thënë se nëna i ka vdekur gjatë operacionit.

Tact Watches

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se rasti po hetohet si “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor”

“Me datën 23.06.2022 rreth orës 17:10, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet ne rrugën Gjeravica në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrullat kanë dalë ne vend ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, ku i njëjti deklaron se nëna e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Gashi.

Tutje Gashi ka njoftuar se të gjitha njësitet relavante kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dal ne vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

admin

Keqpërdorim i institucionit të AKI-së dhe mashtrim në tentativë, arrestohet 73 vjeçari

admin

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

admin

Leave a Comment