January 23, 2022
Portali Shprehja

Ia bllokon rrugën me veturë dhe e gjuan me armë, shoqërohet në Polici i dyshuari në Obiliq

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident në Obiliq, ku viktima ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 15:19.

Tact Watches

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës. Viktima ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim dhe shitje të kokainës – në mesin e tyre një zyrtar policor

admin

Ishte nisur drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij, ndalohet nga policia

admin

Gjatë 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

admin

Leave a Comment