September 29, 2023
Portali Shprehja

IBRA I JEP LAMTUMIRËN FUTBOLLIT! Tonali në lot, San Siro emocionohet. “Nuk mund të marr frymë…” (VIDEO)

Ashtu si ishte parashikuar, pas Milan-Verona, i gjithe San Siro ka qene ne kembe per Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez, 40 vjec tashme, ka vendosur sonte te braktise futbollin dhe e ka bere me nje diskutim pas ndeshjes, ku nuk pati mundesi te luante.

Zlatan ka hyre ne fushen e San Siro-s duke ecur ne nje tapet te kuq dhe koridor te pebere nga futbollistet e Milanit, qe mbanin veshur fanelen me numer 11 te tij. E prisnin Maldini dhe drejtuesit kuqezi me nje fanele te futur ne nje kornize.

“Nuk mund të marr frymë por është mirë. Kaq shumë kujtime dhe kaq shumë emocione këtu. Herën e parë që erdha në Milano më dhatë lumturi, herën e dytë më dhatë dashuri. Dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë afër meje.

Dua të falënderoj familjen time të dytë: lojtarët. Dua të falënderoj trajnerin dhe stafin për përgjegjësinë e tyre. Dua të falënderoj drejtuesit për mundësinë e dhënë. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, dua të falënderoj tifozët”.

LAMTUMIRA E IBRA – VIDEO

Ibra njofton tërheqjen e tij: “Më pritët krahëhapur, më bëtë të ndihem si në shtëpinë time, do të jem milanez për gjithë jetën. Ka ardhur koha t’i them lamtumirë futbollit, jo juve. Shihemi nëse keni fat. Forca Milan dhe mirupafshim”.

LAMTUMIRA E ZLATAN – VIDEO

.

Të Ngjajshme

Juventusi “e braktisi” pas shumë vitesh, shfaqet destinacioni i ri për Cuadrado

admin

“Chelsea është ekipi më i madh në Angli”

admin

PSG tenton goditjen e madhe sulmuese: sfidon Bayern dhe Man United!

admin

Leave a Comment