May 21, 2022
Portali Shprehja

Ibra për “magjinë” e karrierës: Sa shumë urrejtës gjeta atje, i bëra të më pëlqenin për 3 muaj

Zlatan Ibrahimovic ka folur për qëndrimin e tij 2-vjeçar te Manchester United, duke këmbëngulur se “të gjithë ata urrejtës filluan të më pëlqenin mua”. Ky transformim kardhi tij ndodhi pas fillimit të ndritshëm në “Old Trafford”.

Manchester United e mori Ibrahimovicin si lojtar të lirë, pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain në vitin 2016. Suedezi pati një sezon të frytshëm debutues me “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 28 gola në 46 ndeshje.

Tact Watches

Forma mbresëlënëse e sulumesit e ndihmoi skuadrën angleze të siguronte dopietën, “Europa League” dhe Kupën e Ligës. Megjithëse sezoni i tij i dytë u dëmtua nga lëndimi, Ibra e shikon ende përvojën në futbollin anglez me dashuri.

40-vjeçari, i cili tani po kalon një eksperiencë të dytë te Milani, beson se ia doli t’i heshtte disa dyshues, duke dëshmuar se mund të kishte sukses në Premier League. “U argëtova, – tha Ibrahimovic për ESPN, kur u pyet për karrierën e tij te Manchester United. – Më pëlqeu shumë, sepse kur mbërrita, të gjithë ishin kundër meje. Pastaj në Angli nuk më pëlqenin.

Të gjithë këta urrejtës, pas tre muajsh filluan të më pëlqenin. E di se nuk më pëlqejnë më. Më pëlqejnë njerëzit kur të urrejnë, sepse më pas nxjerrin më të mirën prej teje. U argëtova. Premier League është një ligë e madhe, krijon atmosferë të mrekullueshme.

Dhe jam i lumtur që luajta për Manchester United, që mendoj se është skuadra më e mirë në Angli. Ishte zgjedhja e duhur për të shkuar te Manchester United.

Mendoj se shkova atje në një moment të mire, sepse është e lehtë t’i bashkohesh një klubi kur suksesi është tashmë aty. Është më e vështirë kur sfida është ndryshe. Dhe pastaj, nëse arrin të kesh një sukses, ti je pjesë e historisë. Kështu që fansat ishin të mrekullueshëm për mua. Dhe më pëlqeu shumë. Shumë gjëra ndodhën”.

Ibrahimovic përfundimisht u largua nga “Old Trafford” në mars 2018, përpara se të bashkohej me LA Galaxy, ku kaloi dy vite në futbollin amerikan (MLS). Pastaj u kthye në Evropë, te Milani. Me kuqezinjtë, prej janarit 2020, ai ka shënuar 33 gola në Serie A, përfshirë 8 gola në sezonin aktual.

.

Të Ngjajshme

MBYLLET LA LIGA E REAL MADRID | Nga fair play para ndeshjes, duartrokitjet te lotët e Marcelo dhe Isco (Pamjet)

admin

E ardhmja e Perisic, mes Juventusit dhe Interit futet një klub tjetër!

admin

E BUJSHME | Perez sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka njoftuar ekipin mbi vendimin e Mbappe

admin

Leave a Comment