November 28, 2022
Portali Shprehja

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

Gian Piero Ventrone, ish-trajneri atletik i Juventusit, i cili aktualisht punonte te Tottenham në stafin e Antonio Conte, vdiq në moshën 62-vjeçare nga një sëmundje e papritur. Ventrone ndërroi jetë të enjten në mëngjes në spitalin “Fatebenefratelli” të Napolit, qyteti ku lindi në vitin 1960.

Varrimi do të bëhet të dielën në orën 15:00. Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri ka humbur jetën nga leucemia fulminante. Gian Piero Ventrone ishte trajneri atletik i Juventusit për një dekadë, nga 1994 deri më 2004, një nga pikat e forta të bardhezinjve në vitet e Marcello Lippit dhe Carlo Ancelotti.

Pas një eksperience të gjatë në Torino, ai ishte për një sezon asistent trajner i Ajaccio, pastaj përsëri trajner atletik i Catania dhe i klubeve kineze të Jiangsu Suning e Guangzhou Evergrande.

I mbiquajturi “Marin” për stërvitjet e tij të vështira, në vitin 2021 u rikthye në Evropë nga Antonio Conte, i cili e donte atë te Tottenham, pranë tij për stërvitjen atletike të “Spurs”.

Kohët e fundit, imazhet e kampionëve të klubit anglez, përfshirë Harry Kane dhe Son, të rraskapitur pas stërvitjes së tij në turneun parasezonal të SHBA, kishin bërë xhiron e botës.

.

Të Ngjajshme

Gana “blindon” suksesin që në pjesën e parë, koreano-jugorët “nuk ndezin”

admin

Serbisë i ikën fitorja nga duart. Ndeshje që të lë pa frymë, përmbysje e pabesueshme e Kamerunit (pamjet)

admin

Milani frymëzohet nga Botërori për merkaton e janarit, ja ylli që ka piketuar

admin

Leave a Comment