June 27, 2022
Portali Shprehja

Ideja e drekës: Një recetë e thjeshtë për pulë me lëng

Nëse nuk e keni idenë për drekën, mishi i pulës është gjithmonë një zgjidhje e mirë. E përgatitur në këtë salcë, është tepër e lëngshme dhe e shijshme dhe nëse shërbeni si pjatë me pure patatesh, do të hahet menjëherë. 

Tact Watches

Përbërësit e nevojshëm:

  • 500 gr fileto pule
  • 1 qepë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji pure domate
  • 300 ml salcë kosi për gatim
  • 25 gr gjalpë me erëza
  • 1½ lugë çaji rigon
  • 1½2 lugë çaji piper i ëmbël
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Pritini mishin në biftekë dhe më pas skuqeni në një tigan. Kur biftekët të jenë gati, i nxirrni dhe në të njëjtin tigan vendosni qepën dhe hudhrën e grirë. Kur të jetë skuqur, shtoni purenë e domates. I trazojmë, më pas i shtojmë kosin. I rregullojmë me piper të ëmbël dhe i përziejmë. Shtoni kripë dhe piper, më pas shtoni gjalpë dhe erëza. Kur gjalpi të jetë shkrirë, biftekët i kthejmë në tigan dhe i ziejmë edhe për 15-25 minuta, në varësi të trashësisë së copave të mishit. Në fund spërkateni me rigon.

Shënim: Nëse nuk gjeni gjalpë me erëza, mund ta përdorni të thjeshtë. Dhe nëse vëreni se sasia e salcës është zvogëluar, shtoni pak ujë.

.

Të Ngjajshme

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

admin

Mbyllet pa fitues përballja miqësore në mes Llapit e Makedonija Gj.P.

Leave a Comment