October 21, 2021
Portali Shprehja

Idri Istrefi e nis rrugëtimin e fitores nga Dobovjani i Strugës

Kandidati për Kryetar komune të Strugës nga opozita shqiptare e filloi rrugëtimin e fitores nga Dobovjani, përcjell in7.

Istrefi bashkë me banorë të Dobovjanit, panë nga afër problemet, por edhe duke dhënë zgjidhjet përmes platformës zgjedhore.

Fushata programore e jona filloi nga Dobovjani i Drinit

Rrugë më rrugë e lagje më lagje, ecëm bashkë me banorë të Dobovjanit, duke parë nga afër problemet, por edhe duke dhënë zgjidhjet tona.
Ajo që u munduam të shprehim ishte se , tashmë jemi në momentin e fundit, për të gjetur zgjidhje që si të bëhet e mundur që rinia ta konsiderojë jetesën këtu.
Ajo që ne premtojmë, është ndershmëria, transparenca dhe denoncimi i korrupsionit. Vetëm kështu mund të japim shpresë.
Në bashkëbisedim e sipër në qendër të fshatit u shpreha qartë shqetësimin se, nuk ka se çfarë na duhen fushat e sportit, nëse nuk kemi fëmijë e të rinj të cilët merren me sport.
Gjatë vizitës sonë në këtë vendbanim, shpërndamë fletushkat tona, shpërndamë zotimet tona të hedhura në letër.
Çdo vendbanim i yni do të jetë i përfshirë nga buxheti i Komunës së Strugës. Për Dobovjanin, ne do të bëjmë çmos , që shtratin e Drinit ta rregullojmë, e të mos jetë cak i mbeturinave.
Të rregullojmë gjithashtu, njëherë e mirë çështjen e ujit të pijshëm.
Është e turpshme, që në shekullin e 21 të gjendemi në një situatë, kur uji për pije është ende një çështje e pazgjidhur për Dobovjanin dhe për gjithë Strugën.
Drejtësi në investime, drejtësi për abuzuesit. Kjo është ajo që ne premtojmë. Do të punojmë pastër, prandaj dhe fitorja do të jetë e pastër. Faleminderit #Dobovjan !

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment