2.9 C
Skopje
December 7, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

IHMK tregon kur priten reshjet e para të borës në Kosovë

Kështu tha Besim Aliu, parashikues i Motit në Institutin  Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas Aliut gjatë kësaj javë do të kemi mot konstant, përveç ditës së mërkurë ku do të ketë ndryshime të motit.

Po ashtu, sipas tij nuk parashihet që të bie borë, përveç se një ndryshim i vogël i temperaturave.

“Për momentin nuk parashihet të ketë borë. Ndryshime të motit do të ketë të mërkurën, vranësira të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe ulje të lehtë të temperaturave në dy vlera, në minimale dhe në maksimale, por do të jenë të lehta, nuk do të jenë në minus”, tha Aliu për arbresh.info.

Aliu gjithashtu tregoi se deri në sa do shkojnë temperaturat gjatë kësaj jave.

“Këto temperatura do të jenë vetëm ditën e mërkurë, kurse temperaturat mbesin konstante gjatë gjithë javës, 15 deri më 17 gradë shkojnë maksimalet, kurse 5-9 shkojnë minimalet”, tha Aliu.

Artikuj të ngajshëm

Macron nuk lëshon ‘pe’, s’ka negociata më Shkupin dhe Tiranën

shprehja

Përfitimet e Maqedonisë së Veriut nga taksa 100 për qind

shprehja

Zveçani mbështet Listën Serbe për boshatisjen e të gjitha institucioneve të Kosovës

shprehja