August 14, 2022
Portali Shprehja

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

Edhe përkundër çmimeve të volitshme të pemëve dhe perimeve dhe produkteve tjera, tregu i Kumanovës është dobët i frekuentueshëm për dallim nga vitet e mëparshme.

Qytetarët dhe shitësit thonë se fajtorë për këtë janë ikja e të rinjëve në shtetet perëndimore por edhe rënia e fuqisë blerëse pas ngritjes marramendëse të çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore dhe produkteve tjera të konsumit të gjerë.

“Punë nuk ka vetëm po rrijmë, nuk ka njerëz, nuk ka blerës, rini nuk ka ata na hikën krejt, mjer populli jonë ku jemi duke jetu. Çmimet janë të volitëshme 30 denarë domatet, 40 denarë specat, shalqini 20 denarë”, tha për TVM2 një shitës.

“Gati 30 vjet kam që punoj në treg, nuk ka njerëz, nuk ka shitje kot mundohemi, populli iku, shkuan në gurbet në Gjermani, ne këtu presim me shit por nuk vjen askush me ble, rrijmë gjithë ditën në këto ditë të nxehta kot, edhe malli po prishet nga temperaturat e larta”, tha për TVM2 një shitës.

Konstatim i përgjithshëm është se pensionet dhe pagat aktuale nuk munden tu rezistojnë ngritjes së përditshme të produkteve të ndryshme andaj vështirë e kanë të lidhin jo muajin me muajin por as javën me javën.

“Çmimet janë ngrit por pagat dhe pensionet po janë të lira, populli nuk ka të holla, nuk ka punë. Unë marr pansion 10 mijë denarë, çka me bë me 10 mijë denarë, vetë barna e buk me ble. Rinia ma shumë në gurbet po dalin, të gjithë po dalin në gurbet vetëm po marrin ndonjë diplomë, një gjuhë të huaj ta mësojnë dhe të hikin”, u shpreh një qytetar.

Qytetarët shprehen skeptik nëse gjërat do të rregulloheshin shpejtë, nëqoftëse nuk mirret diç në drejtim të stabilizimit të çmimeve të produkteve kryesore për jetesë.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment