May 28, 2022
Portali Shprehja

Imazhe tronditëse nga Izraeli, policia dhunon kortezhin e gazetares, arkivoli gati bie në tokë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte në Izrael, pasi arkivoli i gazetares së Al Jazeera Shireen Abu Akleh, e cila u vra dy ditë më parë, gati ra në tokë teksa policia izraelite dhunoi kortezhin në funeral.

Tact Watches

Al Jazeera raporton se forcat izraelite kanë ndaluar kortezhin dhe u kanë kërkuar të shkonin me makina dhe jo në këmbë në vendin ku ishte caktuar ceremonia mortore. Po ashtu, ata i kanë kërkuar vëllait të gazetares që ndërroi jetë që të kufizonte numrin e personave që po merrnin pjesë në ceremoni.

Këto kërkesa janë refuzuar dhe më pas ka nisur dhuna. Policia nuk ka kursyer as personat që ishin duke mbajtur arkivolin.

Gazetarja e Al Jazeera, Shereen Abu Aqleh, mbeti e vrarë me armë zjarri teksa po raportonte për një operacion të forcave izraelite të sigurisë në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor. Televizioni me seli në Katar, akuzoi forcat izraelite për vrasjen, duke thënë se 51-vjeçarja u qëllua me dashje dhe në gjakftohtësi. Një tjetër gazetar u qëllua gjithashtu me armë zjarri dhe mbeti i plagosur.

.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment