0.5 C
Skopje
March 15, 2019
Informacione Vendi

Imer Selmani ka një këshill për kandidatët për president

Kandidatët aktual për presidentë të Republikës së Maqedonisë Veriore nuk duhet të fokusohen vetëm në një bashkësi etnike, tha Imer Selamni sonte në emisionin “Click Plus” në TV 21.

“Dua të përcjell një mesazh për kandidatët aktual dhe presidentin e ardhshëm, se nuk duhet të fokusohet në asnjë moment vetëm në bashkësinë e vet etnike gjë të cilën e kemi parë shumë nga kandidatët që e kanë bërë dhe për fat të keq ndoshta ata kandidat i fitonin zgjedhjet por nuk ishin president të vërtetë për të gjithë qytetarët. Kandidatët e tanishëm duhet të ofrojnë ofertë dhe të drejtohen ndaj të gjithë qytetarëve në këtë vend”, tha Selmani.

Imer Selmani ka qenë kandidat për president të vendit, dhe është i vetmi shqiptar si kandidat i cili mori shumë vota edhe nga maqedonasit.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Porosia e Blerim Rekës për votuesit e BDI-së: Votoni me ndërgjegje dhe me zemër!

shprehja

Zaev mohon shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikave Sociale, nuk ka këmbim të ministrive

shprehja

ASH sërish me Agollin në garë për komunën e Dibrës

shprehja