8.9 C
Skopje
November 10, 2019
Informacione Vendi

INA: Zaev largohet, Qeveri teknike 100 ditëshe, zgjedhjet më 12 prill

Zoran Zaev do të largohet nga detyra e kryeministri, Qeveri teknike 100 ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020 janë epilogu i takimit të liderëve të partive politike nën patronatin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski. Kjo bëhet e ditur ekskluzivisht për INA nga një përfaqësues i partive shqiptare në këtë takim. “Zaev ka shprehur qëndrimin e tij për zgjedhje të parakohshme dhe formimin e Qeverisë teknike 100 ditëshe sipas formatit të Përzhinës, ku ai nuk do të jetë kryeministër. Janë shprehur edhe qëndrimet e partive tjera se përse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sa më shpejt duhet të mbahen për të mos humbur kohë”, theksoi për INA, përfaqësuesi i partisë shqiptare. Prilli i 12 prillit 2020 është propozimi se kur do të mbahen zgjedhjet, dhe se data do të përcaktohet edhe nga debatet dhe propozimet në harmonizim me KSHZ-në, për shkak të parapërgatitjeve që duhet të bëhen. Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë tema e debatit në pjesën e dytë të takimit të liderëve të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski. (INA)

Artikuj të ngajshëm

Parandalimi i aksidenteve – policia merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat

shprehja

Mini-Shëngeni ballkanik, Gashi akuzon Ramën: Çka po i duhet Jugosllavia e re?

shprehja

Këshilltari i ASH-së: Ja kush është fajtor për mos vendosjen e flamurit shqiptarë në Kumanovë

shprehja