15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Inaugurohet salla sportive në Shipkovicë, zv/kryeministri Duraki me porosi

Inaugurohet sot salla sportive në shkollën fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë të Tetovës, investim prej 24 milionë denarë në suaza të projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive të financuara nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

“Shkolla fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë të Tetovës tani ka një sallë sportive të re dhe moderne, e cila jo vetëm që do t’u shërbejë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle për realizim dinjitoz të mësimit për sport dhe aktivitete sportive, por do të kenë mundësi që objektin ta shfrytëzojnë edhe pas përfundimit të orëve. Krahas nxënësve, sallën do të mund ta shfrytëzojnë edhe banorët lokalë për aktivitete rekreative, klubet sportive dhe shoqatat dhe të gjithë të interesuarit”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Ai theksoi se qëllim primar i këtij investimi i MASH-it janë nxënësit dhe se investimi në ndërtimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive në vend do të thotë investim në shëndetin psikofizik zë mirë të të rinjve dhe kontribut ndaj drejtimit të tyre të drejtë dhe largimit nga veset e të sotmes. Sipas tij, ndërtimi i sallave të reja sportive dhe në përgjithësi terreneve për çfarëdo sporti krijon mundësi dhe bazë për zhvillimin e sportistëve të rinj të mëdhenj dhe përfaqësuesve të klubeve sportive dhe federatave sportive kombëtare, ndërsa me këtë edhe ambasadorë të rinj sportivë të vendit.

Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve Sadulla Duraki, i cili mori pjesë në inaugurimin e sallës sportive tha se investimi në rini është investimi më i mirë për një zhvillim më të bujshëm ekonomik dhe krijimin e një ardhmërie më stabile.

“Investimi në rini është investimi më i mirë për një zhvillim më të bujshëm ekonomik dhe krijimin e një ardhmërie më stabile. Sot, Shipkovica me sallë të re sportive. Tani rinia do të gjejë kushtet e nevojshme për sensibilizimin dhe zbulimin e talentit të tyre në këtë sferë, duke shtuar se vazhdojmë përkushtimin në avancimin e infrastrukturës, duke përfshirë këtu edhe atë sportive, për të bërë ndryshime sa më pozitive në shoqëri”, potencoi ministri Duraki.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi theksoi se kjo është salla e parë sportive e cila ndërtohet dhe inaugurohet në fshatrat e Kodrës së Diellit.

“Kjo është me rëndësi të madhe për nxënësit dhe zhvillimit të tyre. Ne si komunë do të punojmë edhe në hapjen e paraleleve për zhvilli të hershëm të fëmijëve”, tha Arifi.

Përmes projektit për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive janë ndërtuar 70 salla sportive, derisa 15 të tjera janë në fazën e ndërtimit, informuan nga MASH-i./TetovaSot

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja