November 28, 2022
Portali Shprehja

Inflacioni vazhdon të rritet/ Enti i Statistikave: Inflacion rekord prej 19,8%

Inflacioni vazhdon të rritet me ritëm të pandërprerë, e me këtë edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve që qytetarët blejnë ose përdorin çdo ditë. Për vetëm një vit, nga tetori i vitit të kaluar deri në muajin e kaluar, inflacioni ka rritur për madje 19,8% , tregon analiza e Entit Shtetëror për Statistikë.

Çmimet me pakicë për një vit janë më të larta për 15,4%, kurse ushqimi ka shënuar rritje mesatarisht për 32,4% krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar. Disa produkte ushqimore bazë janë shtrenjtuar për 50%, tregon analiza e Entit për Statistikë. Për vetëm një muaj, shtatori- tetori, inflacioni është matur në 1.4%, kurse çmimet me pakicë janë rritur mesatarisht për 0.6%.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment