September 26, 2022
Portali Shprehja

Iniciativa për referendum nga VMRO është dorëzuar pa emrin kushtetues

Problem në iniciativën e dorëzuar për referendum të VMRO-DPMNE-së në Kuvend mund të jetë mospërdorimi i emrit kushtetues, njofton “Sitel”.

Nga atje njoftojnë se Talat Xhaferi, më së shpejti do të mund ta marrë iniciativën të martën, i cili para nisjes kishte planifikuar një udhëtim jashtë vendit dhe dita e parë e punës do të jetë e marta.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar iniciativën për fillimin e procedurës për përcaktimin e rregullsisë së iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për fillimin e referendumit.

Deputetët e LSDM-së, nga ana tjetër, vlerësojnë se në kohë krize këto janë nisma të tepërta dhe procese retrograde që e kthejnë vendin në kohë të izolimit, por megjithatë theksojnë se organizimi i referendumit është e drejtë demokratike.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment