September 24, 2022
Portali Shprehja

Iniciativa për referendumin, pa përgjigje nga Xhaferi

Gazetare: Fatlume Dervishi

Nuk ka akoma përgjigje nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për organizimin e referendumit, shkruan Alsat.

Nga kabineti i tij akoma nuk konfirmojnë nëse Xhaferi pas kthimit nga udhëtimi zyrtar jashtë vendit e ka pranuar iniciativën dhe nëse gjatë ditës do të ketë një përgjigje për rregullsinë ose parregullsinë e saj.

Përveç filtrit të parë, vlerësimit të kryetarit së ligjvënësit, sipas Rregullores, iniciativa duhet të kalojë edhe në komisionin juridik-ligjvënës dhe në komisionin amë.

“Kur kryetari i Kuvendit të vërtetojë që iniciativa është në harmonizim me nenin 66 të këtij ligji, në afat prej tre ditësh për të do ta njoftojë propozuesin e autorizuar”, thotë Ligji për referendum.

Megjithatë, nëse kryetari i Kuvendit vlerëson se iniciativa nuk është në rregull, atë do ta vendosë në rend dite në seancën e parë të radhës.

VMRO-DPMNE-ja nuk e ka mohuar faktin që pushteti mund të gjejë justifikim për ta hedhur poshtë mundësinë e organizimit të një referendumi, për t’iu shmangur vlerësimit të qytetarëve për Marrëveshjen me Bullgarinë.

LSDM-ja duke shmangur komentet për këtë pjesë, thotë se referendumi do të jetë i pasuksesshëm dhe në dëm të qytetarëve të vendit. / Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

VIDEO / Argjentina shkon në 34 ndeshje radhazi pa humbje

Turqia: Nuk do të njohim referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë

Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të keqe

Leave a Comment