May 26, 2022
Portali Shprehja

Iniciohet rast penal ndaj 17-vjeçarit që posedonte armë zjarri

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka gjetur një armë zjarri në një shtëpi në Han të Elezit, pasi kishte pranuar informacion se një 17-vjeçar posedon armë zjarri.

Përmes komunikatës për media bëhet e ditur se në lidhje me këtë Policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

Tact Watches

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH. është iniciuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen tre persona në Prishtinë për sulm fizik

admin

Vdes 20-vjeçarja që u godit nga vetura në Krushë të Madhe

admin

Arrestohen tre persona për kanosje në Prishtinë

admin

Leave a Comment