November 25, 2020
Portali Shprehja

Inicohet peticion online për shkarkimin e Driton Selmanajt

Një peticion online në moton “Ti nuk më përfaqëson” për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt është hapur pas deklaratave të tij të fundit ndaj të mbijetuares së masakrës ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, Saranda Bogujevci, e cila është edhe deputete e Vetëvendosjes.

Selmanaj u akuzua ndaj deklaratës së tij për të pagjeturit, transmeton Arbresh.info.

Deri tash, peticioni është nënshkruar nga mbi 1,100 persona.

Gjatë debateve të interpelancës së kryeministrit të Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, ku diskutohej çështja “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, u tha deputetëve se po bëjnë politikë mbi kufoma, jemi lodhur nga këto gjëra”.

Kjo deklaratë e tij u pasua me akuza të shumta edhe nga shoqëria civile, të cilët si përfaqësues të këtyre familjeve me viktima dhe të pagjetur po konsiderojnë që Selmanaj nuk e ka vendin në Qeverinë e Kosovës./Arbresh.info/

Të Ngjajshme

Familja Jashari e gatshme të marrë përgjegjësi për postin e presidentit

admin

Biden shpall zyrtarisht emërimet për kabinetin e tij

admin

Cakaj takoi deputetin Kamberi: Shqetësime për pasivizimine adresave të shqiptarëve në Luginë

admin

Leave a Comment