November 29, 2021
Portali Shprehja

Instagram ‘Stories’ do të kenë këtë ndryshim shumë të kërkuar

Që prej lançimit të Stories në Instagram, rrjeti social i ka ndarë ato në segmente prej jo më shumë se 15 sekondash. Megjithatë, ky kufi duket se ka marrë fund me përditësimin e ri.

Tani koha maksimale që mund të zgjasë një Story është 60 sekonda.

Tact Watches

Lajmi është publikuar nga Matt Navarra, një nga ekspertët më të njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në gjithçka që ka të bëjë me Instagramin. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, kjo do të ndodhë në orët në vijim.

Opsioni është testuar tashmë për një kohë të gjatë në disa llogari dhe do të përhapet në pjesën tjetër së shpejti.

Në tetor, zhvilluesi dhe studiuesi i rrjeteve sociale Alessandro Paluzzi, kishte treguar gjithashtu se Instagram po testonte Stories më të gjata.

Për markat, mundësitë janë përforcuar, pasi Stories 1 minutëshe lejojnë filmimin dhe transmetimin e reklamave. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Cilat janë fjalëkalimet më të përdorura në gjithë botën gjatë vitit 2021?

admin

I përdorni shpesh rrjetet sociale? Rreziku që vjen nga kjo

admin

‘Selfie’ dhe video për të vërtetuar se nuk jeni robot – Kërkesa e re e Instagram

admin

Leave a Comment