May 11, 2021
Portali Shprehja

Integrimi, Edshtadler: “Shoh rrezik nëse nuk fillohen negociatat”

Asnjë çështje bilaterale ose historike nuk duhet të bëhet pengesë për procesin eurointegrues të vendeve kandidate, tha ministrja për Evropë dhe Kushtetutë e Republikës së Austrisë Karolinë Edshtadler. Gjatë qëndrimit zyrtar në Shkup, ajo ritheksoi ofertën e vendit të saj për ndërmjetësimin në negociatat mes Shkupit dhe Sofjes.

Më në fund të bëhet ky hap dhe besimi ndaj BE-së në rajon të rikthehet dhe të fillohet me negociatat e anëtarësimit. Ne duhet këtë ta shohim si tërësi dhe shoh rrezik të madh nëse për shkak të konflikteve bilaterale, diskurset ose çështjet e pazgjidhura nga historia, të bëhet gabim i madh dhe të mos fillohen negociatat. Nuk kam mirëkuptim për vendet që bllokojnë përpjekjet për zgjerim. Nuk kam mirëkuptim që ky proces të ndërpritet dhe për rezistencën nga Bullgaria – tha Karolinë Edshtadler, Ministre për Evropë dhe Kushtetutë e Republikës së Austrisë.

Zv/kryeministri Nikolla Dimitrov tha se Qeveria nuk heq dorë nga optimizmi për fillimin e negociatave me BE-në gjatë këtij viti. Ai shpreson se institucionet në Sofje do të formohen së shpejti dhe palët do të ulen për bisdime. Dimitrov nuk beson se ndonjë vend tjetër i BE-së mund të pengojë fillimin e negociatave.

Mendoj se investimi është shumë i madh dhe nuk kemi të drejtë të heqim dorë para kohe. Do të bëjmë gjithçka mundemi dhe mendoj se edhe shumë vende anëtare ndjejnë dhe e kuptojnë se është koha e fundit që këtë vit të ketë lëvizje serioze për më mirë për idenë evropiane në rajonin tonë. Është shumë e vështirë që kjo të besohet, nëse rasti i Maqedonisë nuk shpërblehet me një konferencë ndërqeveritare – deklaroi Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Edhe Dimitrov edhe Edshtadler nuk mendojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të ndahen gjatë marrjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në.

Fatlume Dervishi

(Foto: MIA)

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment