January 30, 2023
Portali Shprehja

Inter, çeku 100 milionësh që ndryshon të ardhmen

Lautaro Martinez mbetet një nga liderët e Inter-it dhe është pika e referimit e sulmit zikaltër, duke marrë në konsideratë edhe sezonit zhgënjyes, të paktën deri tani, të Romelu Lukaku-t.

Argjentinasi kampion i botës ka shënuar në të gjitha kompeticionet duke përfshirë edhe Superkupën e Italisë në finalen e luajtur në Riad kundër Milan-it.

Klubi milanez e shtrëngon fort sulmuesin albiceleste, edhe për shkak të dëshirës së lojtarit për ta vazhduar aventurën e tij në Milano. Lautaro, që në tetorin e 2021-shit ka rinovuar kontratën deri në 2026-ën me një rrogë mbi 6 milionë euro, nuk mendon të ndryshojë ambient, siç e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij:

“Ai ndihet shumë mirë tek Inter-i. Është i gëzuar për Superkupën e fituar kundër Milan-it. Nuk ka asnjë të re”, kanë qenë fjalët e Alejandro Camano, përfaqësues i Demit pas takimit të së martës me drejtorsin sportiv Ausilio.

Megjithatë, askush nuk konsiderohet i paprekshëm te zikaltrit dhe, siç ka bërë të ditur Calciomercato.it, Marotta do të merrte në konsideratë shitjen e çdo ylli të ekipit në rast se do të vinte oferta e duhur.

Nuk është një mister se klubet e mëdha të Spanjës dhe Premier League e pëlqejnë shumë argjentinasin, për të cilin në të kaluarën është interesuar edhe Bayern Munich.

Përballë një çeku me nëntë shifra, ose afër 100 milionë eurove, ka pak mundësi që presidenti Zhang dhe klubit të qëndronin indiferentë. Megjithatë, realiteti flet për një Lautaro gjithnjë dhe më i rëndësishëm për projektin zikaltër, edhe një ofertë e madhe dhe vështirësitë financiare të klubit mund të përmbysin gjithçka verën e ardhshme.

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment