January 21, 2021
Portali Shprehja

Inter, Conte heq një emër nga lista e atyre që mund të largohen

Në një merkato dhe një situatë të vështirë, të gjithë klubet duhet të përballen me disa vështirësi. Inter-i, për shembull, ka qenë e qartë: pa shitje nuk mund të ketë blerje të mëdha.

Kështu, janë të pakët lojtarët që mund të konsiderohen të paprekshëm brenda skuadrës zikaltër. Pothuajse askush, në fakt.

Megjithatë, Antonio Conte duket se do të heqë një emër nga lista e lamtumirave të rëndësishme. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez.

Sipas Tuttosport, trajneri italian i ka kërkuar klubit që të mos e shesë argjentinasin, i cili është një objektiv i Barcelona-s.

Gjithashtu, duket se disa strategji të merkatos kanë ndryshuar në shtëpinë zikaltër, me Skriniar që duket se nuk është më në merkato, ndryshe nga Godin.

Për sa i takon Eeriksen, danezi do të largohej vetëm para një ofertë më të lartë se 50 milionë euro.

.

Të Ngjajshme

VIDEO: Ekipi i kategorisë së tretë befason Real-in

admin

RONALDO SHKRUAN HISTORINË! Juventusi fiton Superkupën e Italisë, Pirlo i merr trofeun mikut Gattuso (VIDEO)

admin

United përmbys Fulham, Pogba e kthen në krye me një gol të çmendur!

admin

Leave a Comment