August 14, 2022
Portali Shprehja

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për Sky Sport në lidhje me sezonin e ardhshëm duke zbuluar skuadrën që, sipas tij, do të jetë favorite për titullin në Serinë A.

“Ka shumë dëshirë për të marrë kampionë në Itali dhe për ta kthyer lart kampionatin, besoj se kishte vite që nuk kishte një konkurrencë kaq të madhe”, ka thënë Panucci.

“Inter-i ka marrë Lukaku-n, Milan-i ka marrë Origi-n, të shohim se si do të lëvizë Juventus-i me Paul Pogba dhe Angel di Maria”.

Për Roma-n: “Është e sigurt se kjo është Roma e Mourinho-s, e kemi parë në muajt e fundit të sezonit. Zaniolo është një lojtarqë ka forcë dhe cilësi, është një lojtar i rëndësishëm te Roma. Ai do të vendosë të ardhmen e tij tani, por është absurde ta vësh në diskutim”.

Për Inter-in: “Me Inzaghi-n bëjnë një lojë ndryshe nga ajo me Conte-n, sipas mendimit tim, Inter mbetet favorite siç ishte vitin e kaluar edhe pse më pas e humbi kampionatin, është akoma më shumë favorite me Lukaku-n”.

Për Monza-n: “Dybala është një kampion i madh, në periudhën e fundit ka patur shumë pak vazhdimësi tek Juventus-i. Do t’i bënte punë të gjitha skuadrave, edhe Milan-it. Monza do të bëjë blerje të mëdha sepse Galliani është një nga ata që nuk i pëlqen thjeshtë të marrë pjesë”.

.

Të Ngjajshme

“Nuk qesh dot te kjo gjë! Shoh që skuadrat e tjera blejnë çdo ditë, ndërsa Interi…” Inzaghi nuk përmbahet pas ndeshjes!

admin

Barcelona e yjeve dhe super merkatos ngel në klasë! Debutim skandaloz, Busquets e mbyll me të kuq (PAMJET)

admin

Manchester United mbytet nga Brentford, kthimi i Ronaldos nuk mjafton: “U bullizuan…”

admin

Leave a Comment