June 3, 2023
Portali Shprehja

Inter fiton “finalen e parë”, Lautaro i dhuron Kupën e Italisë me përmbysje (Video)

Inter ka fituar Kupën e Italisë për herën e nëntë në historinë e klubit pasi ka mundur 2-1 me përmbysje në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në Olimpico të Romës.

Inzaghi konfirmohet trajneri i kupave me suksesin e tij të shtatë në kupat kombëtare (2 Superkupa dhe 1 Kupë të Italisë me Lazion, 2 Superkupa dhe 2 Kupa të Italisë me Inter-in).

Një ecuri shumë e mirë në finalet e kupave për trajnerin e Inter-it, i cili do të synojë të konfirmohet edhe në Europë në finalen e 10 qershorit që do skuadra e tij do të luajë kundër Manchester City-t në Champions League.

Ka nisur shumë mirë ndeshja për skuadrën vjollcë që ka kaluar në avantazh pas vetëm tri minutash me Gonzalez.

FIORENTINA-INTER – GOLI I GONZALEZ – VIDEO

I shënuar pas 2 minutash e 30 sekondash, ky është goli i tretë më i shpejtë i shënuar në finalen e Kupës së Italisë pas atyre të Totti-t (2007 kundër Inter) dhe Chimenti-t (1979 kundër Juventusit me Palermon), të dy janë shënuar brenda minutës së parë.

FIORENTINA-INTER – GOLI I PARE I LAUTAROS – VIDEO

Në minutën e 29-të ka ardhur reagimi i Inter-it që ka barazuar me Lautaro Martinez dhe në të 37-ën ka përmbysur gjithçka po me argjentinasin.

FIORENTINA-INTER – GOLI I DYTE I LAUTAROS – VIDEO

Sulmuesi i Inter-it ka shënuar golin e tij të 100 dhe të 101 me fanellën e Inter-it në të gjitha kompeticionet dhe ky është sezoni i tij më i mirë në aspektin e golave të realizuar (27).

Fiorentina ka shkuar shumë afër golit të barazimit në pjesën e dytë, por pritjet e Handanovic dhe mbrojtja e zikaltërve kanë arritur të neutralizojnë tentativat e ekipit vjollcë.

.

Të Ngjajshme

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Allegri i dhje*ë, por krenar: Nuk kam pse ta qortoj veten, sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe

admin

Leave a Comment