Rikthimi i madh është duke u përgatitur. Sipas informacioneve të fundit të riprodhuara nga gazetarët më të mirë evropianë, Romelu Lukaku është një hap larg Interit. Nje rikthim i bujshem pas vetem 1 viti.
Zikaltërit janë në negociata të avancuara me Chelsea për huazimin e sulmuesit belg. Në mbrëmje pritet të ketë kontakte të reja për të mbyllur super marrëveshjen mes dy palëve. Interi aktualisht po i jep 7 milionë euro Chelsea për huazimin e Lukakut, “blutë” kërkojnë 12 dhe pritet të mbyllen rreth 10 milionë euro.
Lukaku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në rrugën e milanezëve për të fituar titullin në sezonin 2021/21, duke shënuar 24 gola dhe duke ndarë 10 asistime. FCInternews shkruan sot:
“Videokonferenca e planifikuar për orët e ardhshme mes Interit dhe Chelseat, me blutë në pritje të kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Presidentit Todd Boehly. Të dy klubet duhet të mbyllen sa më shpejt, ndonëse për arsye të ndryshme.
Work in progress for Romelu Lukaku's comeback to Inter. Talks ongoing with Chelsea on the final loan fee, Inter will improve the opening proposal worth €5m plus €2m in add-ons.
#Inter
Next week will be key to speed up talks – as all parties want to find a solution soon. pic.twitter.com/LN65OuzBjN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2022
Afati i fundit i 30 qershorit, pra, është caktuar edhe një herë. Një operacion tashmë i organizuar mirë – siç shpjegon Sky Sport – të cilit megjithatë i mungon ende kompromisi përfundimtar: pas ofertës 5 milionë + 2 bonuse të bëra nga Interi, të refuzuar nga blutë, nerazzurët janë në pritje të përfundimit.
Kërkesa e klubit londinez që mund të mbërrijë gjatë ‘takimit’ të radhës mes dy palëve. Bastoni, Skriniar dhe Dumfries janë emra shumë të pelqyer nga britanikët, të cilët do të përpiqen të fusin një nga keta në një negociatë paralele, por pa lidhje me belgun, siç është thënë vazhdimisht.
Në dy të parat ka një veto totale nga Simone Inzaghi, i cili – siç njofton internews – nuk do të dëshirojë të bëjë pa dy mbrojtësit nëse nuk bëhet një ofertë shumë e rëndësishme.
Romelu #Luakaku is one step away to return to #Inter from #Chelsea on loan for €10M. Last details and closing in the next days. #transfers #CFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 18, 2022
.