June 7, 2023
Portali Shprehja

Inter, Onana “kyç” portën në Europë e zbulon objektivin: Dua të fitoj… gjithçka

Dua të fitoj gjithçka!”. Është ky mesazhi që ka dhënë portieri i Interit, Andre Onana, në prag të sfidave delikate me të cilat do të përballen zikaltërit gjatë muajit prill. Inter do të luajë në Serie A, Kupën e Italisë e Champions League: “Duhet të luajmë gjithnjë pa patur frikë. Nëse dikush ka frikë, më mirë që ndonjeri të mos zbresë në fushë”, tha Onana.

Përpara kemi një muaj të vështirë, por po stërvitemi çdo ditë për t’i përballuar sa më mirë këto ndeshje, ashtu sikurse kemi luajtur ndaj Juve e Barcelona. Nëse punojmë mirë, ju garantoj se do të jetë një muaj i mbushur plot me kënaqësi”, u shpreh Onana.

Inter është në vendin e parë në Champions League për ndeshjet pa pësuar gol dhe kjo është meritë edhe portierit kamerunas. “Kjo do të thotë se mbrojtja e ka bërë mirë punën e saj. Unë edhe mund të pres shumë, por nëse nuk ke një grup të fortë, kjo s’ka rëndësi. Ndeshjet pa pësuar gol është rezultat i një pune kolektive”, tha Onana.

Për mua është një nder të jem portieri i Interit dhe ky është një klub që merion më shumë respekt, sidomos në Europë. Eliminuam Barcelonën në një grup të vështirë dhe treguam se jemi një skuadër e fortë. Tani të kualifikohemi edhe ndaj Benficës, duke fituar”, tha kamerunasi.

.

Të Ngjajshme

Lamtumira e Messi-t nga PSG, djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

admin

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

Leave a Comment