December 8, 2022
Portali Shprehja

Inter, Scudetto tani mision gati i pamundur: kurrë në histori nuk ka ndodhur pas këtyre statistikave…

Ndeshja e katërt e madhe e humbur, humbja e pestë në ligë për Interin, e mundur 2-0 në Torino nga Juventusi. Një fakt mjaft shqetësues: asnjë ekip nuk e ka fituar ndonjëherë Scudetton duke humbur pesë ndeshje në fazen e parë. E cila, për rekordin ne fjale, nuk ka përfunduar ende pasi Interi ka edhe dy ndeshje…

Juventusi pas Lazios, Milanit dhe Romës. Derbi italian “i jep” konfirmimin Interit të Simone Inzaghit. Me 2-0 të pësuar sonte në Torino, konfirmohet trendi i këtij kampionati zikalter: deri më tani, zikalterit nuk kanë mundur kurrë një ekip që i paraprin në renditje, apo në përgjithësi që lufton për pozitat e para të renditjes.  Një kambanë alarmi, edhe pse jo vetëm, në funksion të synimit për t’u rikthyer në garën për flamurin italian.

Dhe, nese i shtohet listes edhe Udinese qe perpara se te binte pak ishte aty lart, atehere kuadri eshte i qarte. Dhe mos ishte per ate gol ne fund ndaj Fiorentina-s, edhe ndaj ekipit vjollce nuk do te ishte fituar…

Megjithate, Inzaghi beson ende: “Ka 25 ndeshje për të shkuar deri në fund, kjo është një humbje që na ngadalëson shumë, por ne duhet të jemi të mirë për ta lënë pas këtë humbje menjëherë. Duhet të përmirësohemi në këto ndeshje, performanca ka qene dhe nuk ka munguar, por duhet të jemi më të mirë në episodet”.

 

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment