June 3, 2023
Portali Shprehja

Inter, zemërimi i Marotta-s: “Kanë bërë një zgjedhje të pakuptueshme”

Lega Serie A e ka afruar ndeshjen Inter-Atalanta për mbrëmjen e së shtunës më 27 maj, tri ditë pas finales së Kupës së Italisë kundër Fiorentina-s të mërkurën më 24 maj në Stadio Olimpico në Romë.

Një vendim që ka shkaktuar shumë diskutime dhe zemërim te drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Beppe Marotta.

Drejtuesi, duke folur për La Gazzetta dello Sport, në fakt shprehu zhgënjimin e tij:

“Është e pakuptueshme të vendoset të luhet të shtunën një ndeshje që mund të luhej edhe të hënën”, tha ai.

“Të bësh këtë rrezikon sigurinë e lojtarëve, të cilët janë të detyruar të luajnë tri ndeshje në javë, me një finale të Kupës së Italisë në mes që mund të zgjasë edhe përtej kohës së rregullt”.

Në këtë pikë do të shohim nëse do të ketë ndryshime të mëtejshme planesh apo nëse do të konfirmohen datat dhe oraret.

Duhet thënë se një situatë të ngjashme kalendarike do të ketë edhe Fiorentina pas Kupës së Italisë, kur do të përballet me Inter-in.

Në këtë rast, megjithatë, zgjedhja është kryesisht për shkak të finales së Europa League të verdhekuqve më 31 maj.

.

Të Ngjajshme

VAR dhe Fernandes kthejnë United në lojë, tifozët e City-t godasin Lindelof-in (Video)

admin

Çmenduria e tifozit, 600 kilometra për të parë skuadrën e zemrës të kualifikohet në Evropë

admin

Allegri i dhje*ë, por krenar: Nuk kam pse ta qortoj veten, sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe

admin

Leave a Comment