January 17, 2021
Portali Shprehja

Interi do Kanten, Lampard flet për herë të parë dhe duket i prerë

Trajneri Frank Lampard ka folur për interesimin e Interit për mesfushorin e tij N’Golo Kante. Numri një i stolit e pranon se çdo klub në botë e do mesfushorin francez, por blutë e Londrës nuk kanë për qëllim ta shesin atë.

“Mendoj se çdo klub dëshiron që të ketë në skuadër N’Golo Kanten. Kjo nuk është një gjë e re për ne. Ai është një lojtar fantastik.

“Është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë dhe nuk dua ta humbas. Kante është pjesë e projektit tim dhe nuk kemi diskutuar kurrë se mund të largohet. Francezi ka patur një sezon të vështirë me disa dëmtime që e kanë penguar të tregojë më të mirën, por momentalisht duket shumë mirë fizikisht dhe i freskët”.

.

Të Ngjajshme

BAYERN E PËSON! Mbrojtja totalisht në gjumë, Freiburg barazon shifrat në Mynich (VIDEO)

admin

Tottenhamit i duhen 5 minuta! Aurier i jep avantazhin ndaj Sheffield (VIDEO)

admin

Pioli: Na pret ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Kampionë dimri? S’ka asnjë rëndësi

admin

Leave a Comment