February 8, 2023
Portali Shprehja

Interi e ka si provë gjenerale para Superkupës, nuk falet më hapi fals. Asllani projektohet titullar

Prova gjenerale në funksion të sfidës që do të dhurojë trofeun e parë të sezonit. Një shans për të rifituar gjendjen dhe besimin, katër ditë përpara një takimi që nuk duhet humbur. Interi i Simone Inzaghit pret Veronën në “San Siro” në ndeshjen që mbyll programin e së shtunës, të javës së 18-të të Serie A.

Zikaltrit duan t’iu rikthehen fitoreve në kampionat, pas barazimit në Monza, dhe të përgatiten sa më mirë për ndeshjen në Riad kundër Milanit të Piolit (Superkupa e Italisë). Një takim për të mos u humbur për skuadrën e Simone Inzaghit, e cila nuk mund të gabojë më pas gjysmëhapit të së shtunës së kaluar në Monza.

Trajneri zikaltër duhet të përballet me urgjencën e zakonshme në mesfushë dhe mund të vendosë Calhanoglu si “regjisor”. Lojtari turk është në dyshim, me Gagliardinin gati të futet sërish në fushë përkrah Asllanit dhe Mkhitaryan. Pankinë për Barellën, i cili punon për të qenë aty nga fillimi në Arabinë Saudite, të mërkurën e ardhshme.

Skriniar dhe Acerbi kthehen në mbrojtje, së bashku me Bastonin, pas seancës së pushimit në Kupën e Italisë kundër Parmës. Balotazh mes Darmian dhe Dumfries në të djathtë, ndërsa Dimarco do të shihet sërish në të majtë nga minuta e parë.

Sulmi i takon Edin Dzekos, titullar i ri pas pankinave kundër Monza dhe Parmës, me Lautaron pranë tij dhe Correan që sfidon bashkëkombasin për një fanellë startuesi. Verona është në kërkim të konfirmimeve. Mbrojtja konfirmohet në bllok me Dawidowicz, Hien dhe Checcherini.

Në të djathtë Depaoli do të zëvendësojë të dëmtuarin Faraoni, me Doig në të majtë dhe njëri mes Ilic dhe Velosos pranë Tameze në mesfushë. Pas sulmuesit të vetëm Djuric do të luajnë Lazovic, autor i dygolëshit ndaj Cremonese, dhe Kallon.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Asllani, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko.
VERONA (3-4-2-1): Montipò; Dawidowicz, Hien, Ceccherini; Depaoli, Tameze, Ilic, Doig; Lazovic, Kallon; Djuric.

.

Të Ngjajshme

Ttrajneri i trajnerëve ndahet nga jeta: ai udhëhoqi Kroacinë e mrekullirave dhe ishte “busulla” e revolucionit!

admin

“Messi e kuptoi menjëherë”, Koeman: Vetëm atij ia pasonte topin

admin

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

admin

Leave a Comment