October 4, 2023
Portali Shprehja

Interi më mirë se Bajerni, Man. Siti dhe Real Madridi

Skuadra e Interit e ka nisur këtë sezon të Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme. “Zikaltërit” i kanë fituar 3 ndeshjet e para të kampionatit dhe janë me pikë të plota, teksa ndajnë kreun e renditjes me Milanin. Por, diferenca nga “kushurinjtë” qëndron te reparti difensiv.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzagi ende nuk ka pësuar gol dhe është hera e parë pas plot 57 vitesh që diçka e tillë regjistrohet pas tre ndeshjeve të para. Në atë periudhë ekipi drejtohej nga Helenio Herrera.

Aktualisht, Interi është e vetmja skuadër në pesë kampionatet kryesore që nuk ka pësuar ende gol teksa rrjetën e paprekur nuk kanë mundur ta mbajnë skuadra si Man Siti, Bajern Munih, Real Madridi, Barcelona apo Paris Sen Zhermeni.

Mbrojtja zikaltër bind dhe optimizmi shtohet edhe më tej kur në këtë repart ende nuk është kërkuar kontributi i një si Benjamin Pavard i ardhur nga Bajern Munihu. Darmian po shkëlqen në këtë fillim sezoni dhe francezit do t’i duhet të luftojë për të fituar një vend mes titullarëve. Nga ana tjetër, asnjë minutë edhe për Açerbin, një nga më të mirët e sezonit të kaluar.

Italiani është në rikuperim e sipër, megjithatë Interi nuk ia ka ndjerë mungesën. Bastoni e De Vrij janë një garanci dhe duket se janë rikthyer në versionin e tyrë më të mirë ashtu si në kohën e Antonio Kontes, kur udhëhoqën Interin drejt titullit kampion.

.

Të Ngjajshme

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Facebook dhe Instagram mund bëhen me pagesë

Deponia e Nakushtakut prap tymon, dikush e ndez zjarrin natën

admin

Leave a Comment