June 27, 2022
Portali Shprehja

Interi, një tjetër hap vendimtar drejt Lukakut. Chelsea ka vetëm këtë kërkesë simbolike

Marrëveshja mes Interit dhe Chelsea për Romelu Lukakun kaloi dje në një tjetër fazë vendimtare. Kështu shkruan “Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës klubi anglez ka vendosur për herë të parë çmimin e lamtumirës: 10 milionë euro.

Marrëveshja e përfunduar? Ende jo. Drejtuesit zikaltër u udhëzuan nga pronarët që të negociojnë sërish dhe të kërkojnë zbritjen më të fundit. Linja është e nxehtë, në çdo moment mund të vijë telefonata që lojtari pret prej 10 muajsh.

Tact Watches

Ndërkohë, Roberto Perrone nënvizon me shkronja të pjerrëta në rubrikat e “Corriere dello Sport”, kushtuar pikërisht takimit të zikaltërve për “Big Rom”: “Rikthimi i Romelu Lukakut tek Interi ka një vlerë simbolike të fortë, sepse edhe nëse Interi i Inzaghit ‘pa’ Lulalu, Hakimi dhe Eriksen përfundoi një sezon të shkëlqyer me Kupën e Italisë dhe Superkupën të fituar, rikthimi i belgut ka vlerën e një rilidhjeje psikologjike me titullin e arritur nga Conte me sulmuesin gjigant në majë”.

“Ky rikthim, – vijon Perrone, – ky ribashkim i Interit dhe Lukakut, është një mënyrë për të fshirë nostalgjinë e të dyve. Nuk bëhet fjalë për të mbivendosur sezonin e fundit, por për ta kombinuar me atë të mëparshmin, për të arritur në një sintezë fituese, duke pasur parasysh vështirësitë e lojtarit në Premier League dhe boshllëqet, ndonëse të vogla, motivuese dhe teknike në Interin e Inzaghit”.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment