April 2, 2023
Portali Shprehja

Inzaghi: “Dua ta shijoj, jo të merem me polemika! Une e di pse kam ardhur te Interi” Capello i tërheq veshin: “Nuk më pëlqen që gjithmonë përmend se…”

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli për mikrofonat e Sky Sport në fund të barazimit 0-0 kundër Portos: “Jam i lumtur, krenar për grupin që nxori më shumë energji ne kee fushe. Ne ishim kompakt dhe të bashkuar edhe me një shtese nga shtatë minuta që i konsideroj të tepërta, rrezikuam pak ose aspak. Skuadra mbeti në lojë në një stadium të nxehte, djemtë ishin madhështor, bëmë një copëz histori…”.

Dëshironi t’i përgjigjeni kritikave? “Do të përgjigjem se jam shumë i kënaqur me atë që po bëjmë, merita u shkon këtyre lojtarëve që më kanë dhënë trofe dhe çerekfinale të Champions League në 18 muaj. Është një moment që dua ta shijoj pa polemika, unë di arsyet pse kam ardhur. Po shijoj gjithçka.

Qe kur kam ardhur kemi fituar trofe te rendesishem si Superkupat, Kupa dhe keshtu qe do te vazhdojme te mendojme per me perpara”.  Tani cili është qëllimi? “Tani do të mendojmë për kampionatin, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, le të mendojmë për lojtarët e rikuperuar, por është një mbrëmje e mrekullueshme që dua ta shijoj me djemtë e mi.

Tifozët duhet të jenë krenarë për këtë rrugëtim, ne.” do të shohim se çfarë do të ndodhë.” Derbi me Milanin? “Të gjitha skuadrat që arrijnë në çerekfinale janë shumë të forta, do t’i përballojmë me entuziazëm”.

Porto? “Është një ekip i vështirë për t’u marrë, ne i kishim përgatitur mirë. Ato të Barella dhe Lautaro ishin shanse të shkëlqyera për të kaluar në avantazh, nuk do të kishim vuajtur as në shtatë minutat e fundit”.

Nderkohe, Capello e ka uruar por me pas i ka terhequr veshin: “Inzaghin e uroj per arritjen dhe kualifikimin pas shume vitesh per Interin ne cerekfinale, por dua te them dicka qe e kam vene re ne komunikimin e tij. Gjithmone permend trofete qe ka fituar a thua se njerezit nuk e dine, sidomos ne ditet e sotme sepse kushdo mund te hape internetin. Ne cdo deklarate te tij permend se cfare eshte fituar qe kur ka shkuar te Interi…”.

.

Të Ngjajshme

Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

admin

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

admin

Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

admin

Leave a Comment