June 6, 2023
Portali Shprehja

Inzaghi e ka “peng” titullin e sezonit të kaluar, Marotta nuk e shikon Interin si favorit kryesor

Dazn iu tregon fansave prapaskenat e ekipeve të Serie A në prag të fillimit të sezonit të ri. Episodi i sotëm i ‘Inside’ ka të bëjë me Interin, që e mbylli i dyti kampionatin e kaluar, fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Beppe Marotta, njeriu i transferimeve, por jo vetëm te skuadra zikaltër, tha: “Ëndrra është e qartë, t’iu japim tifozëve yllin e dytë. Duhet të jesh ambicioz, duhet të kesh ëndrra, veçanërisht pasi të kesh vendosur synime sportive. Juve? Gjithmonë është favoriti në të gjitha garat. Do të jetë sërish, edhe sezonin e ri. Sikurse e keni parë, po bën një merkato të nivelit të lartë”.

Më pas ishte zëri i Simone Inzaghit, me dy trofe të fituar në sezonin e tij të parë si trajner i Interit, por edhe disa keqardhje për titullin e fituar nga Milani: “Nuk do të flisja për hakmarrje. I kishim të gjitha shanset për titullin në sezonin e kaluar. Kemi luajtur futboll të madh, jam shumë i kënaqur.

Natyrisht, na mungon titulli si ‘qershia mbi tortë’ në sezonin e shkëlqyer të fundit. Na mungoi për dy pikë, por do të provojmë sërish këtë edicion. Vitin e kaluar nuk u fol për Interin, pastaj ne ishim të mirë për të fituar shumë dhe për këtë arsye jemi sërish favoritë.

Por, shumë skuadra kanë shpenzuar gjatë viteve, kështu që gara për titullin nuk do të jetë e lehtë. Lukaku? Sjell shumë entuziazëm, klubi nuk u kursye për ta rikthyer atë. Sezonin e kaluar ishim sulmi më i mirë i kampionatit, me të do të kemi më shumë zgjidhje”.

Ndër blerjet e reja të Interit është armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili thotë: “Dzeko, Darmian dhe Lukaku më kanë folur shumë për këtë grup. Ata i njihja mirë, pasi kishim luajtur së bashku. Është bukur të jesh pjesë e kësaj familjeje. Sigurisht, më erdhi keq që u largova nga Roma, ku fitova edhe Ligën e Konferencës.

A u përpoq të më frenonte Mourinho? Gjeta marrëveshjen dhe zgjodha të largohem. Mendoj se ishte zgjidhja më e mirë për ne të dy. Tani ka marrë Dybala dhe jam i lumtur për ta. Me Lukakun kam luajtur gjashtë muaj në Manchester, kuptohemi mirë në fushë. Si e gjeta përsëri? Më të fortë”.

.

Të Ngjajshme

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

“Triplete nga City?”, Cole: United im mbetet më i fortë

admin

Leave a Comment