23.6 C
Skopje
September 22, 2019
Tech

iPhone 11 mund të dalë mode pa u hedhur mirë në treg

Versioni i ri ka kamera më interesante, ekran më të mirë, teknologji të re për të bërë foto, por shumë ekspertë në internet thonë se do të dalë mode pa u hedhur mirë në treg, pasi nuk ka rrjetin 5G.

5G nuk është një teknologji e largët. Përkundrazi, ka qenë një nga temat më të përmendura të vitit.

Huawei ka kryer marrëveshje për ta realizuar ndërtimin e rrjetit në shumë vende, ndërkohë që Koreja e Jugut, Britania dhe disa vende në Europë e kan vënë në punë.

Tre celularët e Apple, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max kanë parametra shumë të larta, por asnjëri nuk ka 5G.

Huawei, Samsung, Oppo, LG dhe Oneplus janë disa nga kompanitë që e kanë vendosur tashmë sistemin 5G në telefonët e tyre, madje dhe Sony është duke punuar për ta nxjerrë së shpejti.

Artikuj të ngajshëm

BMW e blinduar, e sigurt ndaj Kalashnikovit dhe dronëve

shprehja

Stacioni 30 mijë tonësh rrotullohet 90 gradë

shprehja

Huawei Mate 30, telefoni i parë pa “Google”

shprehja