June 18, 2021
Portali Shprehja

iPhone 13 me përmirësime të dukshme në bateri

Seria iPhone 11 Pro ka një bateri 3,046mAh me një jetëgjatësi të reklamuar prej 18 orësh, ndërsa iPhone 12 Pro ka një bateri më të vogël, 2,815mAh me 17 orë jetëgjatësi të reklamuar.

Por kjo mund të ndryshojë me iPhone të ardhshëm 13. Leaker L0vetodream postoi shifrat e kapacitetit të baterisë për modelet e iPhone 13, dhe ato duken me performancen më të mirë sesa në modelet e iPhone 12, transmeton Cbc.al.

Gjegjësisht, iPhone 13 mini do të ketë një bateri 2,406mAh, iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro do të kenë një bateri 3,095mAh, ndërsa iPhone 13 Pro Max do të ketë një bateri 4,352mAh.

Për krahasim, iPhone 12 mini ka një bateri 2,227mAh, iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro të dy kanë një bateri 2,815mAh, dhe iPhone 12 Pro Max ka një bateri 3,687mAh, ku iPhone 13 Pro Max do të këtë performancën më të mirë në këtë radhë.

Të Ngjajshme

Zbulohen karakterisitikat e Windows 11 – Çfarë është risi?

admin

Chrome tregon adresën e plotë të uebfaqeve

admin

Ndiqni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet

admin

Leave a Comment