Irani do të lehtësojë masat e izolimit

Presidenti iranian, Hassan Rohani tha se autoritetet do të lejojnë që të rihapen më shumë biznese, vende kulturore dhe objekte fetare, si pjesë e lehtësimit të masave që u vendosën kundër koronavirusit.

Rohani tha se vendet historike dhe muzetë po ashtu do të hapen duke filluar nga 24 maji, që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit.

Ai tha se objektet fetare – ku shumë persona ishin infektuar në fillim kur shpërtheu pandemia – do të rihapen një ditë më pas dhe besimtarët duhet të mbajnë distancë sociale dhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Iran, sipas Rohanit, po ashtu do të rihapen restorantet dhe do të rinisin ndeshjet sportive, por pa praninë e shikuesve. Ndërkaq, universitetet pritet të rihapen muajin e ardhshëm.

Në Iran, deri më tani 7,359 persona kanë vdekur, ndërkaq 131,652 persona janë infektuar me koronavirus.

loading...

Të ngjajshme

Infektologu Krasniqi: Deri më tani nuk është vërtetuar se shatëzënat janë më të rrezikuara nga koronavirusi

shprehja

Mbi 200 konkurse pune, vetëm për 2 muaj

shprehja

Besimtarët ortodoksë i festojnë Pashkët

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë