0.5 C
Skopje
December 3, 2019
Offside

Ironia/ I mori vendin te Junajtid, tani Murinjo ka në dorë kokën e Solskjaer për ta shkarkuar

Disi ironike tingëllon, por Murinjo ka në dorë shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester Junajtid. Në mbrëmjen e nesërme do të ketë një përballje direkte me Totenhemin, që do të vendosë shumë për Solskjaer.

Në rastin e një humbje, atëherë do të ketë një shkarkim të menjëhershëm. Madje sipas asaj që raportojnë mediat angleze, vetë trajneri i Manchester United u aka bërë të qartë edhe lojtarëve të tij: “Nëse do të humbasim nesër, unë do të shkarkohem”.

Në këto kushte presioni është i madh dhe ky mund të jetë një faktor pozitiv për Murinjon. Kur ky i fundit u largua nga Junajtid, vendin e tij e zuri Solskjaer. Menjëherë ekipi u përgjigj me disa fitore dhe të gjithë po e shihnin si të keqen më të madhe ish-teknikun e tyre portugez. Por me kalimin e pak viteve, gjithë historia ka ndryshuar. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Goditja e Can i theu syzet, tifozja: Është një risk që e marrim përsipër

shprehja

Ironia e Van Dijk, reagon motra e Ronaldos: Të shtypëm në finale, e di na vjen keq

shprehja

Messi parakalon Bayern-in, ja 5 klubet që kanë më shumë “Topa të Artë” 

shprehja