18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Isa Mustafa takon ambasadoren kroate, i flet për zhvillimet politike

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Kapitanović për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Poashtu falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ambasadorja Kapitanoviç e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe përgëzoi për procesin zgjedhor demokratik në LDK.

Poashtu Ambasadorja kroate e falënderoi kryetarin Mustafa për korrektësinë dhe bashkëpunimin sa ishte kryeministër i Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për mbështjetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe sekretari i partisë, Ismet Beqiri. /Lajmi.net/

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja