November 29, 2021
Portali Shprehja

Ish-burri i Semit ishte arrestuar para disa vitesh

Bojken Lako ka treguar për herë të parë se është arrestuar dhe arsyeja për këtë kanë qenë lëndët narkotike. Këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Pikë” nga Adela Osmani dhe ka folur për temën delikate.

“Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim. Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, tha Bojkeni, por nuk dha më shumë detaje.

Tact Watches

Kujtojmë që këngëtari ka folur edhe më parë për varësinë e tij ndaj lëndëve narkotike dhe për luftën që bëri derisa hoqi dorë. Rreth një vit më parë ai madje ka rrëfyer se nuk konsumon më as alkool.

“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje”, ka treguar Bojken atëherë.


Të Ngjajshme

Adele shpjegon se bën muzikë për një audiencë që ajo preferon

“Bashkë do t’i vazhdojmë planet që kemi”, ministrja e Drejtësisë motivon Adriana Matoshin e cila po përballet me tumor

Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 nëntorit

Leave a Comment