December 8, 2022
Portali Shprehja

Ish deputeti prorus i Ukrainës me shtetësi të Maqedonisë, Spasovski fajin e hedh te Qeveria

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ish deputeti ukrainas, oligarku Oleksandr Onyshenko ka marrë shtetësi të Maqedonisë me vendim të Qeverisë, paraprakisht me vlerësim pozitiv nga agjencione kompetente në vend, përcjell TV21. Spasovski thotë këtë shtetësi nuk e ka dhënë MPB si institucion.

“Kjo është marrje e shtetësisë sipas nenit 11 nga Ligjit për Shtetësi, do të thotë nuk është shtetësi që e jep MPB, por Qeveria. MPB praktikisht i mbledh të gjitha dokumentet, bëhet fjalë për lëndë e cila ka marrë vlerësime pozitive nga katër institucione relevante në shtet, në fund dërgohet në Qeveri dhe Qeveria ka të drejtë dikrecioni që të jep apo të refuzojë shtetësinë për çdokënd që aplikon në këtë pjesë”, tha mes tjerash Spasovski.

Ndryshe, oligarku ukrainas Oleksandr Onyshenko, sipas BIRN është i arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe njëkohësisht është nën sanksionet e SHBA-së si pjesë e një rrjeti rus për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, më 31 maj. Këtë skandal e publikoi rrjeti për gazetari hulumtuese BIRN, ku u njoftua se i njëjti ka marrë shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Onyshenko, i cili u pasurua në biznesin e gazit, është në arrati që nga viti 2016 pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash dhe që nga janari i vitit të kaluar ai është në listën e personave të sanksionuar në Shtetet e Bashkuara. Në procesverbalin e seancës së Qeverisë së 31 majit, thuhet se Qeveria e ka shqyrtuar kërkesën e Onishenkos për pranim në shtetësi dhe ka konstatuar mendim pozitiv për kërkesën, duke marrë parasysh marrin parasysh opinionin pozitiv të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Kërkesa për Onishenkon erdhi nga Federata e Kuajve, e cila vlerësoi se ai do të mbështeste zhvillimin e sportit të kuajve dhe do të përfaqësonte vendin tonë në ngjarjet kryesore sportive ndërkombëtare./tv21.tv

Të Ngjajshme

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

Leave a Comment