November 28, 2020
Portali Shprehja

Ish-drejtori i Romës kërkon falje publike: Bëra budallallëk me Tottin

Walter Sabatini e përjetoi pjesën e fundit të rrugës së futbollit të Francesco Totti. Të dy ishin së bashku te Roma, midis viteve 2011 dhe 2016, kur Totti po i afrohej pensionimit, gjë që u bë realitet më 2017. Menaxheri aktual i zonës teknike të Bologna zbuloi se në ato vite e kishte këshilluar Tottin të ndalonte. Në periferi të prezantimit të librit nga Sinisa Mihajlovic, “Ndeshja e jetës”, ish-drejtori sportive verdhekuq i kërkoi falje numrit 10:

“Shumë vite më parë thashë se Totti ishte si drita në çatitë e Romës, në perëndim të diellit. Një dritë që nuk dëshiron të vdesë. Ai ishte një lojtar i shkëlqyeshëm gjatë gjithë karrierës. Kur bëra menaxherin te Roma ishin vite të vështira. Më vjen shumë keq, pasi i kam thënë të ndalet (ta lërë futbollin), sepse kisha frikë ta shihja në rënie.

Do të më vinte keq ta shihja duke shkuar drejt një perëndimi të diellit në fushë. Në reflektim, thashë një budallallëk asokohe. Sepse Totti luante duke u argëtuar. Pasi pashë filmin e tij, kjo ndjenjë u rrit. Më vjen keq Francesco, ajo që ju këshillova (tërheqja nga futbolli) shtë një nga budallallëqet që kam bërë në jetën time”.

Totti pranoi faljen dhe falënderoi Sabatini për fjalët e bukura në adresë të tij: “Ne të gjithë bëjmë budallallëqe në jetë, është një ndjesë e bukur dhe unë do ta mbaj me vete përgjithmonë”.

.

Të Ngjajshme

Reali ndryshon mendje, i ofron rinovim mesfushorit!

admin

E pabesueshme, Bonucci mposht Messi-n dhe CR7 në… South Dakota

admin

Zanetti: Adriano ishte i jashtëzakonshëm. Goli ndaj Real-it? Tani do të flitej ndryshe nëse…

admin

Leave a Comment