November 28, 2022
Portali Shprehja

Ish futbollisti i Realit dhe Interit, kandidat për stolin e Shqipërisë

E përditshmja “Panorama Sport” mëson se një tjetër emër i ri ka dalë në skenë për të marrë “timonin” e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Esteban Kambiason, ish-lojtarin e Real Madridit e Interit dhe kombëtares së Argjentinës.

Gazeta mëson se Kambiaso është kandidati potencial për stolin kuqezi, teksa pak ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri. Me italianin Edi Reja, i cili është edhe në muajin e fundit të kontratës, FSHF po punon për të gjetur një zëvendësues, edhe pse ndarja me 77-vjeçarin pritet të bëhet pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përveç Marko Xhiampaolos, i cili po ashtu është një pistë, në skenë ka dalë edhe emri i Esteban Kambiaso

Mësohet se fituesi i tripletës së famshme me Interin ka darkuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ka pasur edhe një bisedë për këtë gjë. Madje argjentinasi ka qenë në takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Edhe pse akoma nuk kemi asgjë zyrtare, Kambiaso është një nga kandidatët potencialë për të udhëhequr Shqipërinë në rrugën e kualifikueseve të Europianit, të cilat do të nisin vitin e ardhshëm.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment