19.6 C
Skopje
May 23, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Ish-kryeministri i Italisë i zhgënjyer me Mogherinin si kryediplomate e BE-së: Zero!

Tact

Ai shton se është penduar që e zgjodhi Federica Mogherinin si përfaqësuese e Lartë e Punëve të Jashtme dhe të sigurisë të BE-së, njofton Klan Kosova.

Gazeta italiane Corriere Della Sera bënë të ditur se në librin e sapobotuar në Itali nga Renzi, me titullin “Një tjetër rrugë, Ide për Italinë”, Renci është penduar për betejën politike që bëri për zgjedhjen e Mogerinit, dhe shprehet se përgjegjësia për këtë zgjedhje është e tija.

Ai thotë se punët e jashtme duhet t’i kalojnë Këshillit Evropian dhe të mos mbeten tek Komisioni Evropian në formën e “përfaqësueses së lartë”, e cila “ka zhgënjyer me pritshmëritë që kishin për të”.

Renzi mendon se Angela Merkel do të ishte personi më i mirë për të drejtuar Këshillin dhe Punët e Jashtme të BE-së.

Renzi ia propozoi Mogherinin si shefe të diplomacisë dhe sigurisë Presidentit të Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker në gusht të vitin 2014. Për më pak se një vit, Mogherini shërbeu si ministre e punëve të jashtme në qeverinë e Renzit.

Në 1 nëntor 2015, Mogerini mori postin që mban sot në KE.

Në verën e vitit 2014, Renzi këmbënguli që Italia të përfaqësohej me Mogherinin në Komisionin Evropian. Për këtë, ai refuzoi kërkesën e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe të Presidentit francez François Hollande për të propozuar ish-kryeministrin Enriko Leta, si President të Këshillit Evropian.

Renzi sapo i kishte marrë Letas postin e kryeministrit, pas një beteje brenda partisë së majtë “Partia Demokratike”. Pas kërkesës së Merkelit dhe Holondit, kur vetë Presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompuj i kishte shprehur mbështetjen për Letan, Renci i kishte thënë “Nuk e bëj president Letan unë.”

Pasi e kishte mundur brenda partisë Letan, Renzi zgjodhi ta luftonte atë edhe si të mundur.

Ndërkohë, Mogherini ishte ndër personat e afërt të Renzit, të cilës ai i besoi një institucion të rëndësishëm në qeverinë e tij, Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në vijim ai e katapultoi atë në Komisionin Evropian dhe u pendua shpejt për zgjedhjen dhe luftën që bëri për këtë katapultim. Corriere Della Sera shkruan se me Letan në Këshillin Evropian, menaxhimi i krizës së migracionit do të kishte qenë shumë më ndryshe, ndërkohë që Mogerini u tregua pa kurajë në politikën e jashtme të BE-së.

Në librin e tij, siç shkruan exit.al, Renzi pohon se Kancelararja Merkel do të ishte personi i duhur për të zëvendësuar Donald Tuskun, Presidentin e tanishëm të Këshillit Evropian, dhe se ajo do të duhej të merrte në dorë edhe punët e jashtme të BE-së, pas dështimit të Federica Mogherinit, njofton Klan Kosova.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Edhe sot ditë pune në Maqedoni, nesër pushim

shprehja

Financimi i OJQ-ve nga Qeveria, dilema rreth pavarësisë

shprehja

Kostadinov: Mickoski po bëhet promotor i politikave të LSDM-së

shprehja